Prokuroria e Tiranës është zënë mat nga një artiste që kërkon të hetohet mënyra si shpërndahen rolet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit e për rrjedhojë kërkon hetimin e Zana Çela me detyrë drejtoreshë e përgjithshme si dhe Abigeila Voshtina drejtore artistike në këtë institucion.

Gjithë ankesa penale e solistes Shpresa Beka lidhet me kërkesen për të hetuar dëmtimin e karrierës së saj dhe mos vlerësimin e talentit të artistes dhe kurrikulumin. Sopranoja e njohur sipas burimeve të TCH e ka dorëzuar kallzimin pranë prokurorisë së kryeqytetit nën dyshimet e shpërdorimit të detyrës.

Artistja që ka vënë në lëvizje akuzën, sipas të njëjtave burime këmbëngul se shefet e saj promovojnë artistë të tjerë dhe jo atë, duke e vlerësuar me role minimale për kanto. Ndaj artistja i kërkon prokurorisë duke i radhitur fakte e prova që të hetojë dy zyrtarët , mbasi duke mos qenë një arie e plotë thotë zonja Beka – ajo është detyruar të refuzojë rolin.

“Nuk mund t’më ofendojnë duke më caktuar një pjesë tralale përkrah soranos tjetër”- denoncon artistja sepse kjo është pjesë për një soliste më të ulët sesa kategoria ime argumentohet më tej në kallzim. Si prova sopranoja e shumë njohur ka radhitur komunikimet elektronike dhe kërkesat për të marrë rolin e merituar bazuar në përvojë e saj shumë vjecare.

Ndërkohë që akuza thotë jo zyrtarisht se mbasi t’i kqyrë ato do të kërkojë ekspertizë për të kuptuar se si mbahen audicionet dhe mbi cfare rregulloreje funksionon Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re