Bashkia Dimal i shkatërroi pronën dhe ja dha në mënyrë të kundraligjshme një shtetasi tjetër,qytetari nga Poshnja fiton gjyqin me kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj.Kjo e fundit përfundon për herë të dytë në SPAK,këtë herë nga Gjykata e Beratit që e ka përcjellë në Prokurori vendimin,për të hetuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Dy vite më parë bashkia Dimal u shkatërroi pronën bashkëshortëve Baho në fshatin Poshnje dhe pronën e tyre,e gjitha me çerfitikata të regullta pronësie ja dha një shtetasi tjetër,duke e favorizuar atë për ndërtimin e një resorti.Bashkëshortët Petrit e Burbuqe Baho akuzuar penalisht në 2020 për: shpërdorim detyre,shkatërrim të pronës private,mashtrim dhe falsifikim kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj dhe 2 punonjës të IMT-së së bashkisë Dimal.Njërën prej këtyre kallzimeve penale ndaj Juljana Memaj,për shkak të moskopetencës,Prokuroria e Rrethit Berat e përcolli në SPAK në 02.12.2020.
Sot,pas nje hetimi 2 vjeçar Gjykata e Beratit ka përfunduar gjykimin e kësaj çështjeje dhe i ka dhënë të drejtë qytetarit Petrit Baho,pasi sipas provave shkresore dhe dokumetaveve ligjore ka rezultuar e provuar dhe e faktuar se bashkia Dimal ka shkelur ligjin dhe ka favorizuar haptazi për qëllime përfitimi një shtetas tjetër,që ka ndërtuar pa leje në pronën e Petrit Bahos dhe në “tokë shtet” një resort dhe një klinikë mjekësore.Fillimisht u pretendua se ky shtetas (Ramadan Baho) e kishte marrë tokën me kontratë qeraje nga bashkia Dimal por kjo nuk u provua asnjëherë shkresërisht,ndërkohë që pasi i dëmtoi pronën Petrit Bahos me fadromat e saj,bashkia i tha se do të ndërtonte aty një kënd lojrash.Pasi faktet dhe provat nxorrën fitues ndaj bashkisë Dimal qytetarin e dëmtuar Petrit Baho,kryebashkiakja e Dimalit Juljana Memaj dhe punonjësit e IKMT së bashkisë janë referuar për të dytën herë në SPAK për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumetash”. Kallzimi i parë në SPAK për kryebashkiaken Memaj është bërë nga çifti i dëmtuar Petrit dhe Burbuqe Baho në Dhjetor 2020,ndërkohë që këtë herë ka qënë gjyqatarja Adelajda Gjuzi që një kopje të vendimit të marrë prej saj ja ka dërguar Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Berat për të hetuar elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumentave”,të parashikuara nga Nenet 248 dhe 186/1 dhe 3 të Kodit Penal,të kryera nga ana e punonjësve të bashkisë Dimal dhe kryebashkiakes.Në përfundim të këtij gjykimi,gjyqtarja Adelajda Gjyzi ka vendosur që: bashkia të pushojë cënimin e pronësisë së paditësit Petrit Baho dhe të mos e përsërisë më në të ardhmen dhe bashkia të prishë me shpenzimet e veta ndërtimet mbi pronën e paditësit, ndërkohë që edhe shpenzimet e gjyqit ju ngarkuan fajtorit, bashkisë Dimal.
Të kënaqur me vendimin e marrë,bashkëshortët Petrit dhe Burbuqe Baho kanë pohuar se më në fund drejtësia u vu në vend dhe se ata fituan të drejtën e tyre mbi pronën që prej vitesh e zotërojnë me ligj. “Edhe pse kemi 2-vjet që dergjemi gjyqeve,jemi kërcënuar me jetë nga kryebashkiakja Memaj dhe punonjësit e bashkisë etj sot jemi të lumtur sepse më në fund drejtësi u vu në vend”-,shprehen Kujtimi dhe Burbuqe Baho.
(SINKRONE. Kujtim dhe Burbuqe Baho).

Si ka rrjedhur ngjarja..

Konflikti i hapur mes qytetarit Petrit Baho dhe bashkisë Dimal nisi në 23 Nëntor 2020,kur në kohë pandemije fadromat e bashkisë i shkatërruan pronën dhe mbi pronën e tij bashkia i dha leje për ndërtim një tjetër qytetari,shtetasit Ramadan Baho,edhe pse pasuria e paluajtshme me nr.455/12,e llojit “truall dhe godinë 2 KT”,me sipërfaqe 97.6 m2 ishte e regjistruar në zonën kadastrale 3032 në Poshnje dhe Petrit Baho ishte i pajisur edhe me çertifikate pronësie.Në 23 Nëntor 2020,me një njoftim të firmosur nga kryebashkiakja Juljana Memaj për lirimin e hapësirave publike,pranë banesës së Petrit Bahos janë paraqitur disa persona si punonjës të bashkisë dhe pa asnjë dokumentacion ligjor kanë filluar të prishin disa prona aty pranë dhe më pas kanë filluar të prishin edhe objektin e tij,me dokumentacion të rregullt.Pasi është njoftuar asokohe policia,e cila nuk ka ndërhyrë,shtetasi Petrit Baho i është drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat,ku ka denoncuar penalisht krrybashkiaken Memaj dhe 2 punonjësit e bashkisë: Arjan Çuni dhe Pandi Pilo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re