Avokati personal i Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani ka dalë pozitiv për Covid-19. Njoftimin e ka bërë të ditur vet Trump të Dielën e 6 dhjetorit, nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruan se do të vazhdojnë përpara dhe se uron që Rudy të shërohet sa më shpejt.

“Bëhuni mirë më shpejt Rudy, ne do të vazhdojmë më tej !!!”,- shkroi Trump në Twitter.

Disa orë pasi Trump njoftoi infektimin e avokatit të tij, vetë, Giuliani  konfirmoi se kishte rezultuar pozitiv duke bërë një postim në Twitter se po kujdeset shumë e po ndihet mirë.

Ish-kryetari i Bashkisë së New York-ut gjatë gjithë kësaj kohe ka shkuar në shtete të ndryshme të SHBA-së, duke udhëhequr betejën ligjore të Presidentit për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Giuliani ka shpërfillur në mënyrë të përsëritur udhëzimet e shëndetit publik, duke u shfaqur pa maskë ​​në kryeqytetet e shteteve, sallat e dhomave të hotelit dhe në konferencat e shtypit brenda javëve të fundit. Në shumë prej ngjarjeve, shumica e njerëzve të tjerë në ambientet e brendshme nuk kishin veshur maska. Në disa nga ato ngjarje, Giuliani u pa që të shtrëngonte duart, përqafohej dhe bënte fotografi me njerëzit ndërsa nuk kishte veshur maskë.

Ai ishte së fundmi në Capitol Georgia në Atlanta të Enjten për të marrë pjesë në një seancë të Senatit të shtetit Georgia në zgjedhjet e Nëntorit. Gjatë një pushimi në seancë, Giuliani hoqi maskën që kishte veshur për të përshëndetur dhe për të bërë fotografi me mbështetësit.

76-vjeçari konsiderohet me rrezik të lartë për komplikime nga koronavirusi për shkak të moshës së tij.

Drejtori i komunikimit të fushatës Trump, Tim Murtaugh nuk pranoi të komentojë mbi gjendjen e Giulianit ose nëse Ellis ka dalë pozitiv ose ka në plan të bëjë karantinë

Ish-kryetari i bashkisë është personi i fundit në orbitën e Presidentit që u infektua me koronavirus. pasi Presidenti, zonja e parë Melania Trump, djemtë e tij Donald Jr. dhe Barron, shefi i tij i stafit Mark Meadows dhe një numër ndihmësish të tjerë të lartë si në fushatën e tij ashtu edhe në Shtëpinë e Bardhë kanë dalë pozitivë në muajt e fundit.

Ndërsa numri i rasteve dhe vdêkjeve Covid-19 ka qenë në rritje, Shtëpia e Bardhë ka vazhduar të mos respektojë rekomandimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe të organizojë festime të shumta.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re