Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga votimet për kreun e qeverisë, janë shpërndarë materialet e para zgjedhore.  

Materialet zgjedhore kanë mbërritur në qarkun e Korçës nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.

Materialet zgjedhore më pas do të shpërndahen në të gjitha KZAZ e qarkut të Korçës.

Kujtojmë që në qark ka 7 KZAZ, 2 bashkia e Korçës dhe 5 të tjera të shpërndara në bashkitë e tjera e qarkut.

Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko