Goditen 3 raste të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike ne Tirane.

 

Vihen në prang 4 shtetasit që kryenin këtë veprimtari kriminale.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një biznes (sallë lojërash elektronike) në zonën e Selvisë, 2 shtetas, vëllezër, mbanin lëndë narkotike, menjëherë kanë ushtruar kontroll në këtë ambient.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa si dhe një pjesë të ndarë në doza. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Denio Hyka., 28 vjeç dhe Elvin Hyka 22 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta 2 shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndanin atë në doza të vogla dhe më pas e shisnin te klientë të ndryshëm, të biznesit të tyre në zonën e Selvisë.—Në vijim të operacionit policor të koduar “Risk”, po nga specialistët për Hetimin e Narkorikëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Mario Zyla, 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 24-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë në zonën e Komunës së Parisit;

– Julian Cera, 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, e ndante atë në doza dhe e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍♂️🚔#tëvendosurkundërkrimit✅#nëçdoskajtëvendit🇦🇱#nëshërbimtëqytetarëve👮‍♂️🤝🙍‍♂️

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re