Policia e Beratit ka ndaluar dy shtetas që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave si dhe ka arrestuar një të tretë për mbajtje pa leje të municioneve ushtarake.

 

Dy shtetasit e ndaluar për shpërndarjen e lëndëve narkotike janë:

Klei Çobo, 19 vjeç:

Arges Pirja, 30 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.

 

Kapja e tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka urdhëruar ndalimin, pasi këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit.

 

Shtetasit Klei Çobo gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

 

Gjithashtu në vijim të këtij hetimi u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Dibra, 42 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.

 

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re