Skip to content

Shpërndanin heroine dhe kanabis në Berat, pranga tre personave

Policia e Beratit finalizoi me sukses operacionin e koduar “Basti”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

-Nikolin Çipi, 42 vjeç,

-Sokol Shehu, 48 vjeç,

-Eduart Mino, 40 vjeç, të tre banues në Berat.

 

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë këtyre shtetasve të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Donika Kastrioti”, në pronësi të shtetasit Nikolin Çipi, iu gjetën 8 doza (50 gramë) lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë dhe 2 doza (6 gramë) lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-lënda narkotike

-1 televizor dhe 1 njësi qendrore

-50 euro dhe 45.000 lekë

-5 aparate celularë dhe 1 motor “Yamaha”.