TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një grup, i cili shpërndante në disa zona të kryeqytetit lëndë narkotike të llojit kanabis dhe kokainë. Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, raporton se në pranga kanë përfunduar disa persona.
Ky grup, sipas të dhënave paraprake, mendohet se e shpërndante drogën afër shkollave, por edhe në ambiente të tjera./n.m.
