5 persona kanë rënë në prangat e policisë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Tiranë.

 

Të arrestuar janë Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema.

 

Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se ka sekuestruar 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

 

Ndërkohë që një person tjetër, është shpallur në kërkim nga policia.

 

Finalizohet me sukses pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Moncler”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

 

Vihen në pranga 5 shtetas që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në lokalet e natës në Tiranë.

 

Sekuestrohen rreth 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

 

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Moncler”.

 

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

– L. G., 26 vjeç, E. S., 29 vjeç, të dy banues në Shijak, B. L., 24 vjeç, E. N., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, dhe M. D., 32 vjeç, banues në Rrashbull.

 

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi D. B., 34 vjeç.

 

Në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit të njërit prej automjeteve të tyre, u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 1 kg e 100 gr.

 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në Durrës, dhe më pas e shisnin atë kryesisht në lokale të natës, në Tiranë. 

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1 kg e 100 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 automjete, 9 aparate celulare, 710 euro si dhe 149 000 lekë.

 

Vijon puna për kapjen e shtetasit D. B.

 

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re