Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona,të cilët u kapën duke shitur kokainë në zonën e plazhit.

 

Në një njoftim për media, blutë bënë me dije se në pranga kanë rënë Renato Leci, Elvis Leci kushërinj me njëri-tjetrin dhe Endri Mezhika.

 

Këta 3 shtetas vepronin në formën e një grupi, me qëllim sigurimin dhe shitjen në doza, të lëndës narkotike kokainë, në zonën e plazhit të Durrësit. Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe 3 celularë.

 

Finalizohet pas një muaj hetimesh me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Periudha”, për goditjen e një rasti të shitjes në doza, të drogave të forta.

 

Vepronin si grup për të shitur doza të lëndës narkotike kokainë, në zonën e plazhit, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

 

Sekuestrohen një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza, një peshore elektronike dhe 3 celularë.

 

Në kuadër të intensifikimit të kontrolleve dhe aksioneve të Policisë në zonën bregdetare të qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe si rezultat i një hetimi njëmujor me metoda proaktive, të iniciuar nga Policia e Durrësit dhe të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Periudha”.

 

Në bazë të provave të siguruara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, kapën dhe vunë në pranga shtetasit R. L., 21 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (kushërinj), të dy banues në Arapaj, Durrës, si dhe shtetasin E. M., 22 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas vepronin në formën e një grupi, me qëllim sigurimin dhe shitjen në doza, të lëndës narkotike kokainë, në zonën e plazhit të Durrësit. Gjatë kontrolleve, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe 3 celularë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re