Policia e Tiranës ka goditur dy grupe kriminale duke vënë në pranga 20 persona dhe shpallur në kërkim 4 të tjerë. Në një prononcim për mediat u njoftua se personat e arrestuar shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës.

 

Kryesisht, të arrestuarit e shtrinin veprimtarinë e tyre të paligjshme në lokalet e natës dhe pranë shkollave, njoftoi Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.

 

“Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

F. Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim 4 shtetas të tjerë”, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu, policia ka sekuestruar mbi 2 kg kokainë, 300 doza kanabis, 140 doza heroinë si dhe 11 automjete dhe 29 aparatë celularë. Personat e përfshirë përdornin transportin publik për të shmangur kontrollet nga uniformat blu.

 

Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re