VLORË- Një 50-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi shpërndante lënde narkotike në doza të vogla, kryesisht nëpër lokale nate. Gjatë kontrollit në banesë, shtetasit me iniciale D.Ç iu gjet një sasi kanabis dhe një shumë parash. Ai e mbante lëndën narotike në shtëpi, ndërkohë kujdesej që ajo të ishte e freskët sa më e freskët, dhe për këtë e kishte futur nëpër kavanoza.

Njoftimi i Policisë:

Shpërndante doza të lëndës narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.     Sekuestrohen 1 kg kanabis, një shumë parash dhe 1 aparat celular. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fokus 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-D. Ç., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën ky shtetas dyshohet se do ta shpërndante në doza, në qytetin e Vlorës, kryesisht në lokalet e natës. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re