Shpërndante drogë në qytetin e Vlorës, arrestohet një 27 vjeçar

242456978_3158160664470283_618948047511639406_n.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga nje 27 vjeçar, i cili posedonte dhe shpërndate lëndë narkotike në qytetin bregdetar.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.Z., banues në lagjen Isa Boletini të Vlorës. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi:

Vlorë/Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. Z., 27 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë