Skip to content

Shpërndante heroinë në shkollat e Beratit, kapet mat

678416 original

Një person i cili dyshohet se prej kohësh merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, është kapur mat nga policia e Beratit.

Gerti Duda, 43 vjeç, banues në lagjen “Çelepias”, Berat, u arrestua në kushtet e flagrancës këtë të hënë, me lëndë narkotike pranë një shkolle.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “13 Shtatori”, afër shkollës “Vasil Goxhomani”, nga kontrolli fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë i’u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike heroinë.

Dyshohet se Duda shpërndante lëndë narkotike për nxënësit e shkollave, ndërkohë që ndaj tij hetimet janë në vijim.

Për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të Dudës, materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.