Një 28 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë në kuadër të operacioni të koduar “Parts 11”, është bërë i mundur ndalimi i këtij shtetasi dhe është sekuestruar 500 doza kanabisi, automjeti që përdorte ky shtetas për të shpërndarë lëndën narkotike dhe aparati i tij celular.

Ky shtetas është lokalizuar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonte me automjet, në lagjen “11 Janari”. Gjatë kontrollit fizik ndaj 28-vjeçarit dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 500 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e tij.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re