Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë.

Sipas policisë mësohet se i riu shpërndante lëndë narkotike kryesisht në lokalet e natës, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokus 6”, u sekuestruan doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, gati për shitje, dhe 1 aparat celular.

Ndërkaq vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re