Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar të shpallur në kërkim nga drejtësia gjermane. Drejtësia gjermane ka dënuar27-vjeĻarin me 1 vit e 8 muaj burgim për shpërndarje të materialeve pornografike.

 

 

“Patrick Wellner, 27 vjeç, përkohësisht banues në Tiranë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Paderborn, Gjermani, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë”, thuhet në njoftim.

 

I arrestuari nga blutë e Tiranës do të ekstradohet në Gjermani ku edhe do të vuajë dënimin për akuzat që rëndojnë mbi të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko