“Suksese në mësime”, ky është mesazhi i parë që marrin nxënësit gjatë pajisjes së tyre me libra falas të përdorur dhe të rinj për vitin e ri shkollor 2022-2023.

 

Pak ditë para nisjes së mësimit, të gjitha shkollat janë drejt përfundimit të shpërndarjes së librave që merren të paketuara pranë institucionit arsimor përkatës, megjithatë disa botime mungojnë.

 

NXËNËS

Unë sivjet jam në klasën e nëntë dhe patjetër që jam pajisur me të gjitha librat, kanë qenë gjithmonë të sakta. Besoj se tani është më mirë që janë falas, jo vetëm për mua por për të gjithë. Vetëm fletët e punës do vijnë pak më vonë, më mungon italishtja dhe kimia.

 

Gazetarja: Kur kanë thënë se do të vijnë?

NXENES: Të hënën.

 

Majlinda Shkreli, mësuese matematike pranë shkollës 9-vjeçare “Ahmet Gashi” tregon se kontaktohet çdo prind për marrjen e librave përmes një grupi në Ëhats App, ku përcaktohen oraret për të shmangur radhët e gjata. Ajo shton se të gjitha fletoret e punës merren të reja.

 

MAJLINDA SHKRELI

MËSUESE MATEMATIKE

Dje janë shpërndarë 81% e librave dhe sot pjesa tjetër. Janë njoftuar kur do vijnë ti marrin. Çdo prind vjen dhe plotëson një formular të tillë që e merr në fillim të vitit, ku janë të listuara librat që do marrë, shënohet që është libri i ri apo i përdorur. Fletoret e punës ministria i sjell çdo vit të reja.

 

Drejtori i shkollës, Luigj Marku shprehet se abetarja mungon, por nënvizon se para fillimit të mësimit çdokush do të pajiset me të. Sipas tij librat e përdorur kanë anën pozitive si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë edukativ.

 

LUIGJ MARKU

DREJTOR I SHKOLLËS “AHMET GASHI”

Kemi pak libra që mungojnë, dmth është abetarja e klasës së parë dhe një tekst i klasës së 9-të. Të gjithë tekstet e tjera kanë ardhur dhe po vazhdojnë normalisht shpërndarja falas. Sipas informacioneve që kam do të pajisen para fillimit të vitit shkollor, para datës 12. Kjo gjë dihet që ndikon pozitivisht tek buxheti i shtetit sepse buxheti i shtetit janë lekë të taksapaguesve shqiptarë, duhet ti edukojmë fëmijët me ndjenjën e kursimit.

 

Përfitimi i librave falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë në atë të nëntë ka nisur që vitin e kaluar shkollor. Kthimi i tyre duhet bërë brenda një periudhe 3-vjeçare dhe nëse konstatohen se janë dëmtuar, bëhet zëvendësimi i tyre me tekste të tjera.

 

Vetëm nxënësit e klasave të para kanë të drejtë t’i mbajnë librat pas përfundimit të mësimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re