Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, foli për herë të parë për përplasjen e ashpër mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë konferencës për shtyp me homologun austriak, Wolfgang Sobotka, Ruçi u pyet nëse kjo përplasje mund të rrezikojë negociatat e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas kreut të Kuvendit, si Presidenti, edhe kryeministri, kanë të drejtë në vendimet që marrin, duke thënë se edhe kthimi i dy dekreteve të fundit nga Meta do të shqyrtohet me kujdes nga Kuvendi.

“Si kryetar i parlamentit them se kemi në fokus hapjen e negociatave, reformën në drejtësi dhe transparencë për fondet e Konferencës së Donatorëve.

Secili institucion është legjitim në vendimet që merr, edhe presidenti në dekretet që miraton ose kthen.

I tillë është edhe me dy dekretet e fundit, që Kuvendi do t’i shqyrtojë me kujdes, brenda afateve. Mirëpres Presidentin sa herë që ai dëshiron të vizitojë parlamentin.

Ose do të mirëprisja apo lexoja çdo mesazh që ai do t’i drejtonte me shkrim parlamentit”, tha Ruçi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re