Policia ka arrestuar një 63-vjeçar, i cili pas hetimeve 1 mujore të SPAK, ka rezultuar se shpërndau shuma parash për blerjen e votave në favor të një partie politike.

Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale P. B., banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

“Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik”, informuan blutë.

 

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

-Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.

Vihet në pranga autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.

Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko