Skip to content

Shpërthejnë bomba molotov pranë një stacioni policie dhe një shkolle në Mitrovicë

Dy bomba molotov kanë shpërthyer në veri të Mitrovicës. Njëra është hedhur pranë stacionit policor, ndërsa tjetra pranë shkollës teknike.

 

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori rajonal i policisë në Mitrovicë, Veton Elshani, sipas të cilit situata aktualisht është stabilizuar.

 

Ai ka theksuar gjithashtu se, në Leposaviq një numër i vogël qytetarësh janë mbledhur për të protestuar edhe këtë të shtunë.

 

Situata në tri komunat në veri të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok është e tensionuar që prej të premtes së 26 majit, kur kryetarët e betuar tentuan të hyjnë në zyrat e tyre të punës, nën mbikëqyrjen e policisë së Kosovës.