Skip to content

Shpërthejnë grevat në burgun e Peqinit, Burrelit dhe Fushë-Krujës. Refuzohet ushqimi

Të burgosurit në burgun e Peqinit, të Burrelit dhe Fushë-Krujës prej mëngjesit të kësaj të Marte kanë hyrë në grevë.

Burime bëjnë me dije se, të dënuarit e Godinës B, në Peqin që është burg i sigurisë së lartë, kanë refuzuar ushqimin dhe po ashtu nuk kanë dalë ajrim. Vetëm paraburgimi ka pranuar ushqimin ndërsa të tjerwt jo.

Shkak mësohet se është bë refuzimi i kërkesës të dënuarve për të takuar familjarët. E njëjta situatë paraqitet edhe në burgun e Burrelit dhe të Fushë-Krujës.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb