Pakistani dhe India përleshen në Kashmir, duke lënë të paktën 15 njerëz të vdekur dhe duke plagosur më shumë se 30 të tjerë nga të dyja palët.

Përleshjet erdhën mes tensioneve në rritje midis dy fqinjëve të Azisë Jugore.

Zyrtari Indian tha se 6 civilë, tre ushtarë dhe një roje kufiri, u vranë në anën e tyre, sipas Reuters.

Nga ana tjetër, ushtria Pakistaneze pretendon se është një provokim nga ana Indisë për përhapjen e zjarrit dhe prandaj ata u kundërpërgjigjën duke synuar postat indiane.

Kashmiri është subjekt i një mosmarrëveshjeje midis Indisë dhe Pakistanit, pasi të dy vendet pretendojnë se është territori i tyre.

Megjithatë, shumica e banorëve të Kashmirit mbështet rebelët, me synimin ose të bashkohen me Pakistanin ose të jenë një territor i pavarur. Nga ana tjetër, India zyrtare pretendon se Pakistani mbështet terrorizmin.