Protestuesit kanë djegur fotografitë e presidentit Donald Trump në qytetin Gaza sot dhe zyrtarët palestinezë kanë paralajmëruar shkëputjen e lidhjeve me SHBA dhe përfundimin e bashkëpunimit të sigurisë me Izraelin, pas njohjes zyrtare të Jerusalemit si kryeqyteti izraelit.
“Jerusalemi është çështje e popullit palestinez dhe kauzë për vendin”, tha lideri i Hamaz, Ismail Haniya.Sipas vendimi amerikan për njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit do të shkaktojë transformime të tmerrshme në gjithë rajonin.
Në Gaza kanë shpërthyer protesta, ku qindra qytetarë kanë djegur flamujt amerikanë dhe posterët e Trump.Organizata Hamaz dhe Xhihadi Islamik u kanë bërë thirrje liderëve arabë që të shkëpusin marrëdhëniet me SHBA dhe të tërhiqen nga bisedimet për paqe me Izraelin.
“Nëse Jerusalemi do të jetë kryeqytet i Izraelit, atëherë ne jemi në rrugën për zgjidhjen e një shteti të vetëm”, tha Ziad Abu Zayyad, ish-ministri palestinez për çështje të Jerusalemit, shkruan NY Times./S/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re