Skip to content

Shpërthejnë protestat pas vdekjes së një personi me ngjyrë në SHBA

Në kryeqytetin amerikan Washington, DC, të martën vonë pas vdekjes së një personi me ngjyrë shpërthyen protesta ku u kthyen të dhunshme.

Katër policë u plagosën dhe të paktën një person u arrestua, gjatë protestave jashtë stacionit të policisë të distriktit të katërt, njoftoi stacioni televiziv NBC4.

Departamenti i Policisë Metropolitane tha se të premten policët u përpoqën të ndalonin Karon Hylton-Brown, 20-vjeçar, në një ndalesë trafiku, kur ai ishte duke hipur në një motor elektrik pa helmetë. Sipas policisë, ai u përplas me një makinë gjatë ndjekjes.

Protestuesit, përfshirë familjen e viktimës, po bërtisnin “na e tregoni videon” duke iu referuar pretendimit të policisë.

Departamenti tha se policët i dhanë ndihmën e parë, por ai iu nënshtrua plagëve në spital.

Familja e Hylton-Brown e konsideron policinë përgjegjëse për përplasjen.