Sot është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Posacëm për organet drejtuese të KQZ-së. Bledar Slëmderi është aktualisht anëtar në detyrë i KQZ-së dhe ka aplikuar për Komisioner të zgjedhjeve.

Në seancën dëgjimore, Skënderi prezantoi funksionet që ka mbajtur, mes të cilave rezulton se ka qenë ish zv.drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, ish zv.drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Këshilltar Ligjor i Komandantit të Forcës së Bashkuar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nuk munguan batutat në mbyllje të prezantimit ku Skënderi u shpreh: “Hapa fjalorin e gjuhës shqipe dhe pashë se “ish” është një fjalë, një pasthirrmë që përdoret për të trembur pulat.

Nëse “ish” është përdorur në këtë lloj konteksti në ligjin zgjedhor jam dakort”.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re