Emigrantë të ármatosur kanë marrë nën kontroll rrugët e Dijon, qytetit të vogël prej rreth 150 mijë banorësh në Lindje të Francës që këto ditë është përfshirë nga káosi.

Grupe rivale çeçenësh e algjerianësh, të ndarë mbi baza etnike, përleshen prej 3 ditësh me ármë e sende të tjera të forta, duke u vënë flákën makinave e ndërtesave. Autoritetet flasin për disa të plágosur.

Origjina e përplasjeve është hákmarrja e çeçenëve, për dhùnën e ushtruar ndaj një 16-vjeçari, pjesëtar i komunitetit të tyre, nga grupe të rinjsh me origjinë nga vendet e Afrikës së Veriut.

Përplasjet mblodhën pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme nga disa qytete të Parisit, për të mbështetur palët rivale.

Situata ka ngjallur reagimin e ashpër të banorëve të qytetit, ndërsa ministri i Brendshëm urdhëroi dërgimin e fòrcave speciale të policisë franceze për të rikthyer rendin dhe sigurinë publike.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re