Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka publikuar një foto në profilin e tij në Facebook.

Në foto shihet një nënë e cila po shet në një cep të rrugës, ndërkohë rreth saj janë mbledhur 5 policë.

Malaj shkruan se maratonën ndërkombëtare të Tiranës do ta fitoj me meritë policia e Tiranës sepse ajo në të qindat e sekondit arrin të kap në çdo cep të Tiranës çdo plakë që shet për bukën e gojës apo për ilacet e mbijetesës.

Miremengjesi, nje koleg me nisi kete foto. Ai vlereson se maratonen nderkombetare te Tiranes do ta fitoj me merite policia e Tiranes sepse ajo ne te qindat e sekond arrin te kap ne cdo cep te Tiranes cdo plake qe shet per buken e gojes apo per ilacet e mbijeteses. Fitorja e policise bashkiake bazohet ne stervitjen dhe rezultatet e tyre te perditshme. Cmimi moral do tju shkoj policeve fitues, ndersa cmimi 900 euro per cdo armik te kapur, mund tju shkoj shefe te tyre. Suksese te dypaleve!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re