Skip to content

Shpërthen Bejko: PD-së i thithën gjakun shushunjat

Kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko moskandidimin e kësaj force politike në të gjitha bashkitë e vendit e sheh si pasojë e vendimit për të treguar rezistencë ndaj Berishës.

 

Ai akuzon këtë të fundit se së bashku me ortakët e tij I kanë “thither gjakun” PD.

 

“PD shyqyr që shpëtoi gjallë, sepse PD ia thithën gjakun shushunjat politike, ku këta tre ortakët e politikës shqiptare që nuk pranojnë asnjë operatorë të ri në skenë ishin gati t’a shkrinin PD”, tha ai. “Është hera e parë që në PD ndërtohet një mur aq i fortë përballë Berishës. PD sot është në fazën e rezistencës përballë Berishës dhe asaj ortakërie”, theksoi ai, duke shtuar se Berisha ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama.

 

Lidhur me kandidatët që Berisha ka nxjerrë përmes ‘Primareve’, Bejko në Quo Vadis tregon rezervat për këtë proces.

 

“Priamaret ishin një process qesharak që edhe i kam kontestuar. Unë kam drejtuar degën e PD në jug në Gjirokastër dhe e njoh mirë si bëhen votime, sa votuan dhe sa u raportuan. Primare quhen kur prezanton programin tënd dhe ballafaqohesh, këto gjëra nuk ndodhën. Ishte fasadë”, shtoi ai.