Një 62-vjeçare ka mbetur e lënduar dhe ka përfunduar në spital pas shpërthimit të një bombole gazi në banesë.

Polica bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re