Skip to content

Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dëmtohet pronari

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në një banesë në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër.

Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit A. J.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit A. J., ka  shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“”