Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në Tiranë.

Me datë 30.06.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” ka plasur një bombul gazi në banesën e shtetases Z. Sh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh (nënë e bir) të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re