Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë.
Raportohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një piceri që sapo hapej pranë kompleksit “Delijorgji” në Tiranë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se nga shpërthimi raportohet se është dëmtuar pronari i ambientit, rreth 40vjeç. Gjithashtu i lënduar ka mbetur edhe një 28-vjeçar. Të lënduarit janë dërguar pranë Djegie Plastikës në QSUNT, ku edhe po marrin ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë;
Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
