Skip to content

Shpërthen bombola e gazit në një piceri te kompleksi “Delijorgji” në Tiranë, një i dëmtuar

Ambulance 1

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë.

Raportohet se një bombol gaz ka shpërthyer në një piceri që sapo hapej pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se nga shpërthimi raportohet se një person është lënduar në dorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur te kompleksi “Delijorgji” në kryeqytet. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.