Skip to content

Shpërthen bombula e gazit në Devoll, banesa në pronësinë e një të moshuari

Zjarr në një banesë ne fshatin Cangonj të Devollit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se banesa u përfshi nga flakët vetëm pak minuta më parë ndërkohë që shkaku i zjarrit dyshohet të jetë shpërthimi i një bombule gazi.

Në vendgjarje një mjet zjarrfikës për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Sipas punonjësve në banesë nuk ka patur persona në momentin e shpërthimit të bombulës ndërkohë që aktualisht po punohet nga ana e tyre për izolimin e plotë të flakëve.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave ndërkohë ajo cfare mësohet është se shtëpia është në pronësi të një të moshuari, Xhebar Cikbuku, i cili jetonte i vetëm.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb