Një bombël gazi ka shpërthyer në katin e dytë të një pallati, në lagjen 29 Nëntori në Fier.

 

Në apartament ndodheshin një çift të moshuarish të cilët sapo kanë pikasur flakët kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse. Në tentativë për të larguar bombulën jashtë ambjenteve të shtëpisë, kryefamiljari ka mbetur i lënduar lehtë në duar.

 

Bombula ndodhej në pjesën e kuzhinës dhe të moshuarit e përdornin për gatim.  Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset dhe uniformat blu.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re