Një banesë në Fushë Krujë është përfshirë nga flakët. Shkak për këtë është bërë një defekt në bombulën e gazit.

Si pasojë e kësaj, është dëmtuar një 28-vjeçar dhe nëna e tij që ndodheshin në banesë. Dy të lënduarit, aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 24.01.2024, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re