Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Devoll.

 

Policia njofton se si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Devoll/Informacion paraprak

 

Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Bilishtit, në banesën e shtetasit M. B., ka shpërthyer një bombol gazi.

 

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit të bombulës së gazit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re