Një zjarr i madh është shfaqur në një punishte të braktisur të përpunimit të drurit në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të Viroit ku një grup specialistësh të ardhur nga Tirana teksa po punonin me oksigjen për çmontimin e materialeve metalike, kanë ndeshur në një bombul gazi duke shkaktuar zjarr të madh.
Fatmirësisht deri tani nuk raportohen dëme në njerëz veçse materiale. PMNZSH po punon për shuarjen e flakëve të zjarrit.
…
/faxweb