Skip to content

Shpèrthen Covid në Shtëpinë e Bardhë, pas çiftit presidencial, infektohet edhe….

 

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë Stephen Miller njoftoi se ishte testuar pozitiv me COVID-19, rasti më i fundit raportuar brenda rrethit të ngushtë të Presidentit Donald Trump, që kur ky i fundit njoftoi se ishte prekur nga virusi.

“Gjatë 5 ditëve të fundit kam punuar në distancë dhe i vetëizoluar. Çdo ditë deri dje kam rezultuar negativ. Sot rezultova i infektuar me COVID-19 dhe jam futur në karantinë“, tha Miller nëpërmjet një deklarate.

Ndërkohë të martën vonë në mbrëmje zëvendës sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Brian Morgenstern i tha rrjetit televiziv CNN se nuk kishte raste të reja me COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë përveç Miller.

Në SHBA prej fillimit të pandemisë kanë vdèkur më shumë 210 mijë njerëz dhe janë infektuar më shumë se 7.4 milionë të tjerë.

/faxweb