15 raste të reja me koronavirus janë zbuluar gjatë ditës së sotme vetëm në Gjirokastër. Kjo është një shifër tepër e lartë për këtë qark ndërkohë që ditën e djeshme kishte vetëm një rast të ri me Covid.

Gjirokastra është qarku me shifrën më të ulët të rasteve aktive, 50 raste. Ditën e djeshme, Ministria njoftoise u konfirmuan pozitivë me koronavirus 144 persona. Keshtu numri i te infektuarve qe nga fillimi i pandemise ka shkuar ne 11816.

Nga 824 testime e kryera, rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon: 55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re