Deputeti i opozitës në parlament, Besnik Troplini shprehu sot ‘revoltën’ e tij në seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë, ndaj BE-së për mungesën e një datë për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Dëgjuam avokaten e popullit dhe raportin e kryetarit të Kuvendit që bëri një pasqyrë të plotë të kësaj legjislature. Të gjithë shqiptarët e kishin mendjen tek takimi i Luksemburgut ku do caktohej data për takimin e parë ndërqeveritar për hapjen e negociatave. Kjo nuk ndodhi. Pse ne do i zgjidhim mosmarrëveshjet që ka Maqedonia me Bullgarinë.

Brukseli ka qeveri me dy fytyra. Nuk e njohin fare realitetin e Shqipërisë por merren me telefonata. Durimi e ka njëfarë kufiri. Mos ta marrin më Shqipërinë nëpër gojë. Me kë talleni ju më mër langaraqë. Kush keni qenë ju. Më çdo 9 maj mblidheni. Para disa vitesh ishit në mes të rrugëve pa brekë ishit.” tha ndër të tjera Troplini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re