Deputeti i Partisë Demokratike Edmons Spaho “ka shpërthyer” ashpër ndaj qeverisë, duke deklaruar se përdor kontigjentë të krimit për të fituar zgjedhjet.

 

Nga studio e Quo Vadis, ai tha se komisioni i reformës territoriale ka qenë që prej fillimit i pabesueshëm dhe një shashkë politike.

 

“Kam qenë i bindur që në fillim kur u krijua komisioni që ishte një shashkë politike që u hodh por nuk do të përfundonte me rishikim të reformës territoriale. Kjo mazhorancë përdor elemente të kontigjenteve kriminale për të ndryshuar vullnetin e zgjedhsve, jo më mos bëjë një reformë si të dojë.

 

Në 2014 ne ja lamë vetë të bënte si të donte. Ky është një mësim i madh për ne por me kosto të mëdha. Nuk e ndryshon dot. Duhet të kesh 84 vota në Kuvend për të ndryshuar ndarjen territoriale dhe faktet kanë treguar se shumica të tilla janë të vështira për tu krijuar”, tha Spaho.