Qeveria maqedonase nuk ka humbur kohë dhe ka miratuar unanimisht pas një seance që ka zgjatur vetëm 30 minuta, ratifikimin e marrëveshjes se Prespës. Hapi i radhës është dërgimi i saj në Kuvend dhe pritet që të vendoset në rend dite këtë të mërkurë. Për miratimin e marrëveshjes në parlament, nevojitet një shumicë e thjeshtë, 61 deputetë dhe mjafton vota pro e 31 prej tyre.

 

Sipas procedurave, ligji më pas dërgohet në presidencë. Presidenti Ivanov, i cili ka edhe të drejtën e vetos, mund ta dekretojë ligjin në një afat prej 7 ditësh.

 

Ndërkohë situata para kuvendit duket e normalizuar ditën e sotme, pas protestave të dhunshme gjate natës, ku tubuesit kundërshtuan marrëveshjen e nënshkruar për zgjidhjen e çështjes se emrit.

 

Ministria e Brendshme bëri të ditur se 25 persona janë ndaluar, ndërsa 7 policë janë plagosur gjatë përleshjeve me demonstruesit. Ata përdorën pajisje shpërthyese dhe shtynë dhunshëm gardhin mbrojtës, ndërsa përpiqeshin të hyjnë me forcë në Parlament.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re