Vazhdojnë kërkimet e dëshpëruara për dhjetëra persona të zhdukur pas shpërthimit të një dige në Kenia, me frikën se numri i të vdekurve do të rritet, njofton BBC.

Më shumë se 40 persona dihet se kanë vdekur në katastrofën e së mërkurës e cila goditi pranë qytetit Solai, 190 km në veriperëndim të kryeqytetit Nairobi.

Pothuajse gjysma e viktimave të gjetura deri tani janë fëmijë, tha Policia.

Policia pritet të kryejë hetimet të plotë për të abuluar shkakun dhe fajtorët nëse ka dhe do të dalë me një raport brenda dy javësh, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Diga shpërtheu të mërkurën rreth orës 21:00 me orën lokale (18:00 GMTV) duke derdhur 70 milion letra ujë në drejtim të shtëpive.

Sipas gazetës së Kenias, Daily Nation, muri i ujit ishte afro një metër e gjysëm i lartë dhe 500 m i gjërë. Ai shkatërroi çdo gjë që gjeti përpara, përfshirë një shkollë fillore dhe linjat e energjisë.

“Përmbytja ndodhi aq shpejt, – tha Josephat Kimeli për BBC. – ndërsa unë isha duke vrapuar, dy vajzat e mia u zhdukën nga përmbytja. Qeshë ën gjendje të shpëtoja gruan time dhe dy djemtë. Por kam dhimbje, kam humbur fëmijët.”

Ngugi Njoroge, një nga dhjetra të plagosurit që po kurohen, u tha gazetarëve se ishte ndarë nga familja e tij.

“Isha me prindërit dhe vëllanë tim të vogël. Nuk e di ku janë. Unë u rrëmbecva prej ujit, por qeshë me fat kur mbërtheva nj pemë dhe prita derisa ujira.s.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re