Tre minatorë janë lënduar gjatë punës së tyre në një nga minierat e Bulqizës. Shkak është bërë shpërthimi i një sasie gazi. Punonjësit kanë pësuar djegie trupore, ndërsa punonin në nivelin e 17-të të pusit.

 

Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe  rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll.Situata aktualisht është normalizuar.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re