Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në afërsi të një lokali në fshatin Razëm të Malësisë së Madhe.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:50 dhe dyshohet se lënda plasëse është hedhur tek reklama.

Lokali raportohet se është pronësi të Ferdi Sterkaj, kryetar i Rithemelimit në Malësinë e Madhe, njëkohësisht edhe ish-kryetar i ish-komunës Shkrel. Ferdi Sterkaj është edhe pronar i një hoteli në Razëm.

Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re