Një ditë pasi autoritetet meksikane arrestuan Ovidio Guzman, djalin e El Çapos, në rrugët e rajonit të Sinaloas ka shpërthyer dhuna.

 

Arrestimi i kreut të kartelit të Sinaloas nuk është pritur mirë nga këta të fundit gjë që ka ndezur dhunen në qytetin e Kulikan dhe në gjithë rajonin.

 

Bandat kriminale të armatosura rëndë u përfshine në përleshje të armatosura me ushtrinë, ndërsa makinat e djegura mbushen rrugët e Kulikan.

 

Trazirat civile, plaçkitjet dhe protestat në burg e kanë kthyer qytetin në zone lufte.

 

Të paktën 19 persona, duke përfshirë stafin e burgut dhe shume të denuar mbetën të plagosur.

 

Guvernatori i shtetit Sinaloa, ka raportuar të paktën gjashtë të vdekur në luftime deri më tani, si dhe 29 persona të plagosur, duke përfshirë tetë civilë dhe 21 oficerë policie. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të qendrojnë në shtëpi.

 

Pamjet dramatike tregojnë edhe një anëtar të kartelit duke qëlluar me armë drejt një avioni qeveritar. nderkohe, situata ende nuk është vendosur nën kontroll në Sinaloa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re