Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 05:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan granatimet dhe raketat e para në Ukrainë.

Në kryeqytetin e Kievit, u ndezën sirenat e emergjencës dhe fotografitë tregojnë vargje makinash të cilat kanë bllokuar autostradën në përpjekje për tu larguar nga qytetit.
Gazetari i Guardian, Luke Harding në Kiev, thotë në Twitter se ka pak njerëz në rrugë.

Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.

“Putini sapo ka nisur një pushtim të plotë të Ukrainës. Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për të vepruar është tani,” shkruan ai në Twitter.

Sipas raporteve nga agjencitë perëndimore të lajmeve, qytete të shumta janë nën sulm. CNN raportoi për shpërthime në së paku shtatë qytete.
Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pranë aeroportit kryesor “Boryspil” në Kiev, menjëherë pasi Rusia njoftoi për operacionin, bëri të ditur agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar mediat lokale.

Nuk është ende e qartë nëse forcat tokësore janë të përfshira në ndonjë aksion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re