Pjesë nga debati në KAS:

Marash Logu: Ky është një nga momentet më të rënda të procesit. Në tavolinën nr. 3 Jonana Melengu, vëzhguese e PS-së ka kërcënuar vezhguesin e PD-së me fjalët “Do ta shohim kur teë dalim jashtë, do të ta pres gjuhën”

Kjo shtetase u kap duke shpërndarë ndihma për qytetarët në datën 20 Prill.  Joana Melengu sot ka kërcënuar përpara syve të të gjithë shqiptarëve në KQZ një vëzhgues të Partisë Demokratike.

Kjo shtetase guxon të intimidojë një vëzhgues të Partisë Demokratike dhe ju në vend të ndërprisni punën vijoni mbledhjen. Kjo është një skenë krimi aty u kërcënua një vëzhgues i Partisë Demokratike dhe ju vijoni.

Relatori i KAS: Zoti Logu, na lejoni të mbajmë qëndrim.

Logu: Mos ma hiqni audion. Si mund të kërcënohet jeta e një qytetari. Ju duhet të mbani qëndrim të parët. A jeni të ndershëm dhe me dinjitet? 25 prilli ishte masakër zgjedhore. Ne nuk do ta pranojmë këtë. Nuk do ta lejojmë kurrë.

Relatori i KAS: Zoti Logu ju kujtoj se jeni akoma në seancë. Jam ende unë drejtues i kësaj seance. Nuk toleroj në mënyrë kategorike këtë lloj sjellje. Përsëritja 3-4 herë nuk është e nevojshme. Të gjithë kemi veshë dhe ju dëgjojmë. Ju ftoj jo vetëm ju por të gjithë administratën. Kjo nuk justifkon në mënyrë kategorike që ju jepni konferencë për shtyp në këtë seancë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re